Tusk: Rusia planifikoi vrasjen e një shtetasi amerikan në territorin e NATO-s
BKT
Rajoni dhe Bota

Tusk: Rusia planifikoi vrasjen e një shtetasi amerikan në territorin e NATO-s

A.B|RTKLive

Një plan rus për vrasjen e një shtetasi ukrainas me nënshtetësi amerikane në Varshavë është parandaluar nga Polonia para se të mund të realizohej, tha kryeministri polak, Donald Tusk.

Tusk tha se ky ishte rasti i parë kur “dikush me urdhër të Rusisë” kishte tentuar të sulmonte një shtetas amerikan në territorin e një vendi tjetër anëtar të NATO-s.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar më herët se Rusia ka intensifikuar fushatën e vrasjeve të synuara që nga pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 2022. Ata kanë thënë se kanë parandaluar disa plane të tilla në vende të ndryshme të Evropës. Megjithatë, kryeministri polak Tusk tha se ky incident është i paprecedentë.

I dyshuari, i cili dyshohet se ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse, u arrestua nga autoritetet polake më 7 gusht. Sipas policisë së Varshavës, ai do të mbahet në paraburgim për tre muaj, raporton AP.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota