Zjarr në maternitetin e spitalit në Islamabad, 14 foshnja humbin jetën
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Zjarr në maternitetin e spitalit në Islamabad, 14 foshnja humbin jetën

Bardhyl Bajrami /RTK

Katërmbëdhjetë foshnja të porsalindura kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu në repartin e maternitetit të Pakistan Institute of Medical Sciences në Islamabad. Në repart ndodheshin 15 foshnja, por vetëm njëra arriti të shpëtojë.

Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se nisi në një njësi të ajrit të kondicionuar dhe u përhap shpejt për shkak të lidhjeve të oksigjenit. Autoritetet kanë ngritur një komision për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit, funksionimin e masave të sigurisë dhe reagimin e ekipeve të shpëtimit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka kërkuar identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e masave ligjore, si dhe forcimin e masave të sigurisë nga zjarri në spitale. Ndërkohë, prindër të dëshpëruar janë mbledhur jashtë spitalit, ndërsa trupat e foshnjave do t’i nënshtrohen analizave të ADN-së për identifikim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota