Xi dhe Putin konfirmojnë bashkëpunimin Rusi-Kinë në samitin e Kirgistanit
BKT
Rajoni dhe Bota

Xi dhe Putin konfirmojnë bashkëpunimin Rusi-Kinë në samitin e Kirgistanit

ATSH

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, theksuan sot forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë një takimi në Bishkek të Kirgistanit.

Putini deklaroi se partneriteti strategjik Rusi-Kinë po zhvillohet me sukses, duke përfshirë projekte të mëdha në energji, industri, hapësirë, transport dhe logjistikë.

Ai e cilësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si një model marrëdhëniesh ndërkombëtare, në kushtet e situatës së ndërlikuar gjeopolitike.

Sipas Kremlinit, lufta në Ukrainë nuk zuri një vend të rëndësishëm në bisedimet mes Xi-së dhe Putinit, të cilat u përqendruan kryesisht te marrëdhëniet dypalëshe, tregtia dhe ekonomia.

Takimi u zhvillua në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku mori pjesë edhe kryeministri indian Narendra Modi, i cili ka bërë vazhdimisht thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Putini pritet të zhvillojë nesër takime edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, presidentin iranian, Masoud Pezeshkian dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota