Modi i kërkon Putinit ti japë fund luftës në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Modi i kërkon Putinit ti japë fund luftës në Ukrainë

Bardhyl Bajrami / RTK

Kryeministri indian Narendra Modi i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në Bishkek të Kirgistanit.

Modi tha se India mbështet të gjitha përpjekjet për paqe dhe se çështjet që lidhen me luftën duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore sa më shpejt.

“Çdo ditë e kaluar në luftë e çon njerëzimin prapa, ndërsa çdo hap drejt paqes sjell shpresë të re”, tha Modi, duke theksuar se bota duhet të kalojë nga një “luftë pa fund” drejt “fundit të luftës”. Ai e përsëriti qëndrimin e Indisë për dialog dhe zgjidhje paqësore.

Putin, në përgjigje të thirrjes së homologut indian, e falënderoi Modin dhe tha: “Ne po ecim përpara në këtë rrugë”, pa dhënë detaje konkrete për ndonjë ndryshim të qëndrimit të Moskës ndaj luftës.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në kuadër të samitit të SCO-së, ku të dy morën pjesë së bashku me liderë të tjerë të rajonit.

Gjatë takimit, Putin vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet ekonomike mes Rusisë dhe Indisë, duke thënë se tregtia mes dy vendeve është rritur me 2.6 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ai përmendi edhe bashkëpunimin në arsim, duke theksuar se numri i studentëve indianë në Rusi është rritur ndjeshëm dhe aktualisht arrin në afro 40 mijë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota