Rreziku nga përdorimi i telefonit gjatë ecjes, fëmija bie në shinat e metrosë
BKT
Rajoni dhe Bota

Rreziku nga përdorimi i telefonit gjatë ecjes, fëmija bie në shinat e metrosë

Bardhyl Bajrami / RTK

Një fëmijë shtatëvjeçar u shpëtua në sekondat e fundit, pasi ra në shinat e metrosë në Pragë, derisa po ecte në platformë duke parë telefonin.

Ngjarja e filmuar nga kamerat e sigurisë, ka rikthyer vëmendjen te rreziku i shpërqendrimit nga telefonat dhe kufjet gjatë ecjes.

Ngjarja ndodhi në stacionin e metrosë Muzeum, ku fëmija ra në shina pikërisht në momentin kur një tren po afrohej.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një kalimtar që u hodh menjëherë në shina dhe e ngriti fëmijën në platformë, ndërsa një person tjetër shtypi butonin e emergjencës në skajin e platformës.

Policia tha se fëmija ishte i shoqëruar nga një familjar dhe nuk raportoi për lëndime. Policia çeke falënderoi personat që ndërhynë për ta shpëtuar fëmijën, por njëkohësisht u bëri thirrje prindërve dhe të rriturve t'i paralajmërojnë fëmijët për rreziqet e përdorimit të telefonave apo kufjeve gjatë ecjes.

"Edhe një moment i vetëm i mungesës së vëmendjes mund të çojë në një tragjedi të madhe", paralajmëroi policia, duke theksuar se përdorimi i telefonit gjatë ecjes mund të largojë vëmendjen nga rreziqet përreth.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota