Argjentina nis procedurë penale ndaj kompanisë së naftës që operon në Falkland
BKT
Rajoni dhe Bota

Argjentina nis procedurë penale ndaj kompanisë së naftës që operon në Falkland

A.B|RTKLive

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të ngrejë kallëzim penal ndaj kompanisë së naftës Navitas Petroleum, për operimin në ujërat pranë Ishujve Falkland.

Vendimi vjen pak ditë pasi presidenti argjentinas, Javier Milei, deklaroi se do të sanksionojë kompanitë që kryejnë shpime për naftë në këtë territor britanik.

Ministrja britanike për Punët e Jashtme, Kirsty McNeill, tha se nuk ka asnjë dyshim për përkushtimin e Britanisë ndaj banorëve të Falklandit.

Sovraniteti mbi ishujt mbetet i kontestuar mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës, më shumë se 40 vjet pas luftës së vitit 1982, kur forcat britanike dëbuan trupat argjentinase që kishin pushtuar ishujt.

McNeill deklaroi në Dhomën e Komunëve se vendimi për nxjerrjen e hidrokarbureve është çështje komerciale që i takon qeverisë së Ishujve Falkland dhe kompanive të përfshira.

Ndërkohë, Milei ka përsëritur pretendimin e Argjentinës mbi ishujt, të cilët në Argjentinë njihen si Las Malvinas, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota