SHBA shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me homazhe për viktimat
A.B/RTKLive
Shtetet e Bashkuara po shënojnë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit me ceremoni përkujtimore në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia.
Në një ceremoni për nder të 184 personave që humbën jetën kur avioni i American Airlines, Fluturimi 77, u përplas me Pentagonin, presidenti Donald Trump tha se “nuk do të harrojmë kurrë”.
Të gjithë presidentët e tjerë të gjallë të SHBA-së, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Joe Biden morën pjesë në ceremoninë në Nju Jork, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Rreth 2,700 persona humbën jetën pasi rrëmbyesit përplasën dy avionë me kullat.
Në Pensilvani u mbajt një ceremoni përkujtimore për viktimat e Fluturimit 93, i cili u rrëzua në një fushë pasi pasagjerët tentuan të rimerrnin kontrollin e kabinës.
Një banor i Nju Jorkut tha për BBC-në se bashkimi i njerëzve pas sulmeve ishte “pjesa më e mirë” që doli nga ajo ditë tragjike.























