Gjithçka gati për Maratonën ‘Prishtina 2026’, LIVE në RTK
Valon Jakupi/RTK
Nesër (e diel) do të zhvillohet edicioni i 26-të i Maratonës së Prishtinës, në distancën e plotë prej 42 kilometrash e 195 metrash, event që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Starti dhe finishi i garës do të jenë para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa gara kryesore do të nisë në orën 09:00.
Përveç maratonës së plotë, programi përfshin edhe gjysmëmaratonën prej 21.1 kilometrash, garën 10-kilometërshe dhe atë 5-kilometërshe. Për fëmijët është paraparë edhe vrapimi familjar në distancën prej dy kilometrash.
Edicioni i sivjetmë sjell edhe një veçanti të rëndësishme. Distanca e maratonës së Prishtinës është pjesë e listës së garave rrugore të certifikuara nga Ëorld Athletics për vitin 2026.
Deri më tani janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pjesëmarrës, ndërsa në mesin e tyre do të ketë si vrapues profesionistë, ashtu edhe garues që për herë të parë do të sfidojnë distancën prej 42 kilometrash.
Kështu, Prishtina të dielën do të shndërrohet në një arenë të madhe të sportit dhe një festë për të gjithë dashamirët e vrapimit.























