Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e naftës
BKT
Foto arkiv
Rajoni dhe Bota

Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e naftës

G.K/RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës dizel për shkak të luftës në Ukrainë, pas sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse, raporton The Hill.

“Një numër i madh i rafinerive të tyre të dizelit janë hedhur në erë dhe, të paktën përkohësisht, janë jashtë funksionit”, shkroi Trump në Truth Social pas një bisede me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump tha se “Rusia, fatkeqësisht, ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës dizel për shkak të luftës me Ukrainën”, duke bërë thirrje për përfundimin e luftës.

“Kjo luftë qesharake dhe e pafundme me Ukrainën duhet të marrë fund. E gjithë bota po vuan, ndërsa 25 mijë njerëz, kryesisht ushtarë, po vriten çdo muaj”, tha Trump.

Sipas The Hill, deklarata erdhi pasi Ukraina kreu një sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, duke goditur rafineri të naftës dhe duke shkaktuar ndërprerje të operacioneve.

Zelensky tha se Rusia kreu sulme në Zaporizhzhia dhe Kharkiv, ku pati të plagosur dhe një viktimë.

“Rusia nuk po tërhiqet nga përshkallëzimi i saj dhe po dërgon shumë sinjale se është e gatshme ta zgjerojë luftën”, tha Zelensky. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota