Bordi i Paqes: Plani mund të zbatohet dhe të krijojë kushte për paqe
BKT
Rajoni dhe Bota

Bordi i Paqes: Plani mund të zbatohet dhe të krijojë kushte për paqe

A.B/RTKLive

Bordi i Paqes, duke iu referuar deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se në Gaza është shënuar përparim i jashtëzakonshëm gjatë një viti.

Sipas Bordit, armëpushimi ka përfunduar luftimet në shkallë të gjerë, ndërsa të gjithë pengjet e gjallë janë kthyer dhe janë rikthyer edhe trupat e pengjeve të vdekur.

Bordi thekson gjithashtu rritjen e ndihmës humanitare dhe përmirësimin e ushqyerjes në Gaza, si dhe një plan për çmilitarizimin, çradikalizimin dhe rindërtimin e territorit.

“Puna përpara nuk do të jetë e lehtë”, thuhet në deklaratë, ndërsa Bordi shpreh bindjen se, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bashkimin Evropian, plani mund të zbatohet dhe të krijojë kushte për paqe dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët, shkruan në X Bordi i Paqes.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota