Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite diskutojnë kërcënimin nga Houthi-t
BKT
Rajoni dhe Bota

Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite diskutojnë kërcënimin nga Houthi-t

Luan Qorraj /RTK

Krerët e forcave të armatosura të Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite kanë zhvilluar një takim emergjent në Riad, për të diskutuar kërcënimin që paraqesin kryengritësit jemenas Ansar Allah, të njohur si Houthi-t, si dhe zbatimin e marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët, të nënshkruar më 7 gusht të këtij viti, e njohur edhe si Marrëveshja e Mekës për mbrojtjen e përbashkët.

Takimi është thirrur nga Arabia Saudite, e cila po përballet me sulme të vazhdueshme nga Houthi-t, të cilët kanë përdorur fluturake pa pilot dhe raketa balistike.

Edhe pse shumë detaje nga takimi ende nuk janë bërë publike, është bërë e ditur se kreu i forcave mbrojtëse të Pakistanit, feldmarshalli Asim Munir, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite, gjenerali Fayyadh bin Hamed Al-Ruwaili, janë zotuar se do të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët, në rast se Houthi-t vazhdojnë të sulmojnë caqe brenda territorit saudit.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për ndarjen e informatave të inteligjencës dhe rritjen e mëtejme të bashkëpunimit ushtarak mes tri vendeve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota