Sulmet ruse në Ukrainë, të plagosur në Kharkiv dhe dy të vrarë në rajonin e Kiev
V. Th. / RTKLive
Sulmet ruse me dronë dhe bomba ajrore kanë shkaktuar viktima dhe dëme në disa zona të Ukrainës.
Në Kharkiv, të paktën 25 persona janë plagosur, përfshirë nëntë fëmijë, pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi, raportojnë mediat ndërkombëtare dhe ato ukrainase.
Sipas raportimeve, sulmi ka dëmtuar disa ndërtesa banimi dhe automjete, ndërsa ekipet e emergjencës kanë evakuuar dhjetëra banorë nga ndërtesa e goditur.
Ndërkohë, në rajonin e Kievit, dy persona janë vrarë nga një sulm me dron në një treg në periferi të kryeqytetit, sipas Reuters. Rreth 10 persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm.
Në vetë qytetin e Kievit, autoritetet raportuan gjithashtu nëntë të plagosur, përfshirë një fëmijë, si pasojë e sulmeve ruse.
Sulme janë raportuar edhe në rajone të tjera të Ukrainës. Sipas Al Jazeera, duke cituar AFP, AP dhe Reuters, sulmet e fundit kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në disa qytete të vendit.























