Të dyshuarit e arrestuar pranë bazës ajrore RAF Fairford lirohen me kusht
BKT
Foto| Reuters
Rajoni dhe Bota

Të dyshuarit e arrestuar pranë bazës ajrore RAF Fairford lirohen me kusht

A.B/RTKLive

Pesë burrat e arrestuar të dielën pranë bazës ajrore RAF Fairford, nën dyshimin për vepra terroriste, janë liruar me kusht, ka bërë të ditur kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndihmëskomisioneri Laurence Taylor tha se hetimi nuk ka përfunduar dhe se policia po shqyrton disa pista, përfshirë mundësinë që në rast të jenë përfshirë persona që veprojnë si përfaqësues të një shteti të huaj.

Të dyshuarit, të gjithë shtetas britanikë në të 20-at dhe banues në Londër, u arrestuan në bazë të Ligjit për Eksplozivët dhe nën dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist.

Policia tha se është shumë e vetëdijshme për spekulimet lidhur me motivin e incidentit dhe pyetjet gjeopolitike që janë ngritur. Ambasada iraniane në Mbretërinë e Bashkuar ka mohuar çdo përfshirje.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur habinë që të dyshuarit janë liruar me kusht.

Ndërkohë, ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, tha se zona është e sigurt dhe se banorëve së shpejti do t’u lejohet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më herët, një fermere që telefonoi 999 pasi pa “një grup të madh burrash me kapuçë dhe maska”, tha se kishte “prishur” planet e tyre. Banorët e zonës thanë se masat e sigurisë ishin shtuar para arrestimeve.

BBC raporton se ende ka shqetësime të konsiderueshme lidhur me atë se çfarë po bënin këta persona kaq pranë bazës së RAF-it, e cila përdoret nga ushtria amerikane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota