08:13 / 30.09.2026
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë
Sh.Ç/RTKlive
Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën jugore japoneze të Okinawa-s, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Epiqendra ishte e vendosur pranë ishullit të largët të Yonaguni, dhe fokusi ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.
Japonia është ndër vendet me rrezikun më të lartë të tërmeteve në botë, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku takohen disa pllaka tektonike.























