Njëri nga të arrestuarit pranë RAF Fairford thirri policinë
BKT
Foto/BBC
Rajoni dhe Bota

Njëri nga të arrestuarit pranë RAF Fairford thirri policinë

A.B/RTKLive

Njëri nga pesë burrat e arrestuar pranë bazës RAF Fairford (Angli) në orët e para të mëngjesit të së dielës kishte telefonuar vetë në numrin 999, mëson BBC.

I dyshuari telefonoi policinë në orën 00:45 sipas kohës britanike, pothuajse një orë para se edhe një fermere të telefononte në 999, pasi kishte parë burra me maska në fytyrë.

Pesë personat u arrestuan nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivët dhe më pas për vepra terroriste, pasi u vunë re tri furgonë, duke shkaktuar një incident të madh sigurie pranë bazës në Gloucestershire, e cila operohet nga ushtria amerikane.

Ata u liruan me kusht të hënën, në atë që policia e përshkroi si një “vendim hetimor”, të bazuar në “përvojë dhe strategji”.

Policia tha se gjatë kontrolleve të furgonëve u gjet një sasi benzine, por nuk u gjetën pajisje shpërthyese.

Fermerja e kishte njoftuar policinë për “tri automjete të dyshimta” në Whelford, një fshat që ndodhet drejtpërdrejt në lindje të bazës.

Ajo i tha BBC-së se ishte “thjesht fat” që kishte arritur t’i shihte, pasi kur u kthye në shtëpi gjeti rrugën të bllokuar dhe një “grup të madh burrash me kapuç dhe maska”.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota