Wilson: Reformat e lejeve energjetike forcojnë sigurinë e Evropës
BKT
Rajoni dhe Bota

Wilson: Reformat e lejeve energjetike forcojnë sigurinë e Evropës

A.B/RTKLive

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka thënë se reforma në procesin e dhënies së lejeve federale do të përshpejtojë zhvillimin e infrastrukturës amerikane për eksportin e energjisë.

Sipas Wilsonit, kjo do të mundësojë që gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe teknologjitë e pastra amerikane të zëvendësojnë më shpejt varësinë e Evropës nga furnizuesit e huaj, të cilët ai i cilëson si armiqësorë, përfshirë Rusinë.

Ai ka shkruar në X se thjeshtimi i procedurave të miratimit forcon drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e aleancës së NATO-s dhe siguron zinxhirët kritikë globalë të furnizimit ndaj presionit nga kundërshtarët.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota