19:31 / 01.10.2026
Shtetasi britaniko-iranian arrestohet për incidentin në bazën RAF Fairford
A.B/RTKLive
Një shtetas britaniko-iranian është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, në lidhje me incidentin në bazën ajrore RAF Fairford, kanë bërë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.
Një burr 27-vjeçar u arrestua në Westminster, në Londër, kurse personi tjetër, 26 vjeç dhe shtetas britanik, është marrë gjithashtu në pyetje nën paralajmërim ligjor, ndërsa janë kontrolluar dy prona në këtë zonë.
Pesë persona rreth të 20-ave, të arrestuar pranë bazës ajrore të dielën, vazhdojnë të jenë të lirë me kusht policor.
Policia kundër terrorizmit po shqyrton “të gjitha mundësitë, përfshirë përfshirjen e një shteti të huaj”, tha Vicki Evans, koordinatore e lartë kombëtare e policisë kundër terrorizmit, raporton BBC.























