G7 do të nxjerrë deri në 100 milionë fuçi naftë për të frenuar rritjen e çmimeve
BKT
Rajoni dhe Bota

G7 do të nxjerrë deri në 100 milionë fuçi naftë për të frenuar rritjen e çmimeve

A.B/RTKLive

Liderët e vendeve të G7-ës kanë rënë dakord të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të ulur çmimet e naftës.

Ata do ta bëjnë prodhimin më fleksibël dhe do të lirojnë brenda katër muajve rezerva strategjike prej deri në 100 milionë fuçi.

Takimi urgjent u zhvillua pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se mund t’u kërkonte vendeve evropiane të lironin rezervat e naftës.

Çmimet mesatare të dizelit në Britani kanë arritur nivel rekord, duke kaluar për herë të parë 2 paund për litër.

Ministri britanik i Transportit, Keir Mather, tha se furnizimi me dizel në vend është i qëndrueshëm, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota