Von der Leyen në Shkup me porosi: Një potezë ju ndan nga negociatat
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen në Shkup me porosi: Një potezë ju ndan nga negociatat

Besnik Iseni|RTK

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, përcolli mesazhin e Brukselit për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Në fokus të vizitës ishte kontesti me Bullgarinë dhe nevoja për hapa konkretë drejt tejkalimit të tij.

Kryetarja e Komisionit Evropian  Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut kërkoi zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

Ajo theksoi se për të vazhduar procesin integrues, Maqedonia duhet të mbyll çështjet e hapura me Bullgarinë.

“U dakorduam që javën e ardhshme të ndërmarrim një hap  të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin, duke e kthyer atë në një proces konkret. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Pikërisht në momentin kur ta zhbllokojmë situatën këtu,  mund të ecim shumë shpejt me Maqedoninë e Veriut, sepse tashmë po punojmë intensivisht për reformat që janë të nevojshme. Por, ende ka punë për tu bërë”, tha ajo.

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për medie , deklaroi se pas këshillave të marra nga komisionerja evropiane, për javën e ardhshme qeveria ka kërkuar takim me Bullgarinë me qëllim të vazhdimit të procesit euro integrues.

"Qëllimi ynë është ti kërkojmë nikoqirit një takim në nivel bilateral .Unë menjëherë kërkova që ministri i jashtëm  të dërgojë një notë diplomatike dhe të kërkojë një termin për takim me homologen e tij, në mënyrë që ta fillojmë procesin dhe ta lëvizim më tej. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe po punojmë me përkushtim për ta arritur këtë qëllim", tha ai.

Kryetarja e Komisionit Evropian  vizitoi Maqedoninë e Veriut në kuadër të turneut vjetor ne vendet e Ballkanit Perendimor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota