Kryeministri spanjoll pëson humbje në votimin për krizën e banesave
A.B/RTKLive
Kryeministri spanjoll Sánchez humb votimin kyç për krizën e banesave pas dëbimit të një gruaje 87-vjeçare. Kongresi i Spanjës ka rrëzuar dy masa të qeverisë për përballimin e krizës së banesave, duke rritur presionin ndaj kryeministrit Pedro Sánchez për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Masat, që synonin mbrojtjen e qiramarrësve, u paraqitën pas protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga dëbimi i një gruaje 87-vjeçare nga banesa e saj.
Deputetët rrëzuan masën e parë me 178 vota kundër dhe 172 pro, ndërsa të dytën me 184 kundër dhe 166 pro.
Humbja tregon se Sánchez nuk ka shumicë parlamentare. Mediat spanjolle raportojnë se qeveria do të vendosë gjatë fundjavës nëse do ta shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme, raporton BBC.























