08:35 / 10.10.2026
Senatorët amerikanë nderojnë viktimat e Srebrenicës
A.B/RTKLive
Senatori amerikan Dick Durbin ka vizituar Qendrën Memoriale të Srebrenicës, së bashku me senatoren Jeanne Shaheen, për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Durbin ka theksuar se masakra e Srebrenicës ishte gjenocid dhe një mizori që nuk duhet të lejohet të përsëritet kurrë.
Ai tha se vizita kishte për qëllim nderimin dhe përkujtimin e viktimave të kësaj tragjedie.
https://x.com/SenatorDurbin/status/2108546061585555786/photo/1























