Shtatë të zhdukur pas sulmeve ndaj anijeve në Detin e Zi
Luan Qorraj / RTK
Autoritetet Rumune kanë thënë se ekipet emergjente janë duke tentuar të gjejnë shtatë anëtarët e ekuipazhit të anijes "tregtare verërash" i cili lundronte nën flamurin e San Marinos, pasi që anija u godit nga fluturake të paidentifikuara pa pilot 24 kilometra larg brigjeve të vendit.
Përveç tyre, në anije gjendeshin edhe 5 persona të tjerë të cilët besohet të jenë transportuar në siguri.
Zyrtarët Rumun thanë edhe se, së bashku me tregtar verërash, fluturake të paidentifikuara pa pilot goditen edhe një tanker kimik, gjithashtu në detin e zi, por nuk u dhanë më shumë detaje rreth këtij sulmi. DY anijet kanë qenë duke lundruar drejtë porteve në Rumani.
Edhe pse zyrtarisht, Bukureshti nuk e akuzoi askënd, mediumet e ndryshme kanë shprehur dyshime se prapa sulmeve qëndron Rusia duke cekur se pak pas këtyre sulmeve, Kremlini tha se ka sulmuar "anije ushtarake të cilat lundronin drejtë Odessa-s ndërsa gjatë natës së kaluar në është detektuar një numër i fluturakeve ruse pa pilot në rajon.
Dy ditë më parë, dy anije tregtare u sulmuan në afërsinë e brigjeve Bullgare duke lënë 11 marinar të zhdukur dhe Sofja tha se beson që Moska qëndron prapa sulmit. Pritet që së shpejti udhëheqësit bullgar dhe rumun do të takohen për të diskutuar masat për të ndaluar sulmet në Detin e Zi.























