21:13 / 20.10.2026
Plenkoviq: Mali i Zi duhet t’i përmbushë edhe kërkesat e tjera të Kroacisë
A.B/RTKLive
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se Kroacia pret përparim nga Mali i Zi në përmbushjen e tetë kërkesave të paraqitura në një takim të fundit të Këshillit Evropian në Bruksel.
Sipas Plenkoviqit, vendimi i sotëm i Qeverisë së Malit të Zi lidhet me dy prej këtyre kërkesave: pllakën përkujtimore në Morinj dhe ndryshimin e emrit të pishinës në Kotor.
Ai ka theksuar se mbeten edhe çështje të tjera për t’u zgjidhur, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve me Malin e Zi për çështjet që lidhen me vlerat dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.























