I dërguari amerikan do të takohet me Putinin
BKT
Foto/ Getty image
Rajoni dhe Bota

I dërguari amerikan do të takohet me Putinin

A.B/RTKLive

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet të takohet të mërkurën në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar propozimet për përfundimin e konfliktit shumëvjeçar të Rusisë me Ukrainën.

Bisedimet vijnë një ditë pas takimit të Witkoffit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Oslo, të cilin një zyrtar amerikan e cilësoi si “konstruktiv”.

Kievi e kishte akuzuar më parë SHBA-në se po i mbante të fshehta informatat e rëndësishme të inteligjencës, pretendim që Uashingtoni e kishte hedhur poshtë si “skandaloz”. Megjithatë, të martën, Zelensky tha se shkëmbimi i informatave të inteligjencës me SHBA-në për sulmet me raketa ruse “tani po funksionon”.

Zelensky dhe aleatët e tij evropianë thanë se tani i takon Rusisë të përgjigjet ndaj propozimeve të dakorduara në Oslo, gjatë takimit të së mërkurës mes Witkoffit dhe Putinit, raporton BBC.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota