Sulm i dyshuar si terrorist në Paris
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm i dyshuar si terrorist në Paris

Bardhyl Bajrami / RTK

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në periferi të Parisit. Autoritetet franceze po e trajtojnë rastin si incident të mundshëm terrorist, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Të shtënat ndodhën të premten në Trappes dhe në qytetin e afërt La Verrière. Sipas kryetarit të Trappes, Ali Rabeh, i dyshuari qëlloi nga vetura ndaj personave të ndryshëm, përfshirë pranë një pompe karburanti, një qendre shëndetësore dhe një këndi lojërash. Mes të plagosurve raportohet edhe një vajzë 12-vjeçare.

Katër të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, sipas kryetarit të La Verrière. I dyshuari, 39 vjeç, ishte i njohur për policinë, por jo për shërbimet franceze të inteligjencës.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit ka marrë përsipër hetimet, përfshirë dyshimet për vrasje në lidhje me veprimtari terroriste dhe posedim të një arme të kategorisë A. Motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar. Presidenti Emmanuel Macron shprehu solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota