MPJ e Izraelit konfirmon tentim sulmi terrorist pranë ambasadës në Beograd
BKT
Rajoni dhe Bota

MPJ e Izraelit konfirmon tentim sulmi terrorist pranë ambasadës në Beograd

A.B/RTKLive

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka konfirmuar, përmes një postimi në platformën X, se ka pasur një tentim sulmi terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd.

Sipas MPJ-së izraelite, sulmuesi është neutralizuar nga policia lokale. Nga incidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë pjesëtar i personelit të ambasadës, e cila ishte e mbyllur në kohën e ngjarjes, e ndodhur vonë gjatë natës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota