Kusari-Lila takon ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për bashkëpunimin në inovacion
BKT
Në Fokus

Kusari-Lila takon ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për bashkëpunimin në inovacion

V.Th / RTKLive

Ligji për Inovacionin dhe roli i Fondit të Inovacionit në zhvillimin e ekosistemit inovativ në Kosovë ishin në fokus të takimit ndërmjet ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadores Ziv.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e inovacionit.

Ambasadorja Ziv shprehu gatishmërinë për të mbështetur shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në këtë fushë.

Ndërkaq, Kusari-Lila e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.


MË SHUME NGA Në Fokus