Bogujevci diskuton me përfaqësueset e British Council thellimin e bashkëpunimit në kulturë
Sh.G|RTKlive
Zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e British Council, Eilidh Hamilton, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor dhe Majlinda Mazelliu, zëvendësdrejtoreshë për Ballkanin Perëndimor dhe drejtoreshë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në takim është diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe British Council, me theks të veçantë në ekonominë kreative, artin dhe kulturën.
Fokus i veçantë i diskutimeve ishte krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë, si dhe zgjerimi i shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Bashkëpunimi në këto fusha synon të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e potencialit kreativ të të rinjve dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve.






















