Kosova prezanton ekonominë kreative në BEYOND 2026 në Manchester
BKT
Kulturë

Kosova prezanton ekonominë kreative në BEYOND 2026 në Manchester

K. K. / RTKlive

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin.

Potenciali i ekonomisë kreative në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor u diskutua në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026, e mbajtur në Manchester, ku profesionistë dhe përfaqësues të industrive kreative nga vende të ndryshme u mblodhën për të trajtuar mundësitë e zhvillimit të këtij sektori.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, paneli i dedikuar Ballkanit Perëndimor ishte pjesë e programit të konferencës, duke vënë në fokus potencialin e rajonit në industrinë kreative.

Gjatë vizitës në Manchester, përfaqësuesit e ministrisë zhvilluan edhe një takim me John Newbigin, i cili, përmes British Council, ka kontribuar në hartimin e Strategjisë së Ekonomisë Kreative të Kosovës 2027–2035. Në takim u diskutua për zbatimin e strategjisë, hapat e ardhshëm dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. Strategjia 2027–2035 synon krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e krijuesve dhe bizneseve kreative, si dhe promovimin e potencialit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Kulturë