Kosova prezanton prioritetet e turizmit në Tiranë
BKT
Kulturë

Kosova prezanton prioritetet e turizmit në Tiranë

Sh.G|RTKlive

Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe mundësitë për promovimin e përbashkët të rajonit, lehtësimin e lëvizjes së turistëve dhe krijimin e produkteve turistike ndërkufitare.

Zhvillimi i turizmit, promovimi i potencialeve rajonale dhe bashkëpunimi ndërkufitar ishin në fokus të Ministerialit të Turizmit, të mbajtur në Tiranë, në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, prezantoi prioritetet e Kosovës për zhvillimin e sektorit të turizmit, duke vënë në pah potencialin që kultura, trashëgimia kulturore dhe pasuritë natyrore të vendit ofrojnë për zhvillimin e ofertës turistike.

Pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në funksion të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor si një destinacion më të integruar turistik, me potencial për të nxitur zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe shkëmbimin ndërmjet vendeve të rajonit.


MË SHUME NGA Kulturë