09:30 / 26.11.2026
Trioja italiane Eleonora Strino hap Ditët Ndërkombëtare të Xhazit në Mitrovicë
V.Th / RTKLive
Këto ditë Mitrovica po frymon në ritmin e xhazit, ku po mbahet edicioni i radhës i Ditëve të Xhazit ndërkombëtar në Mitrovicë, duke sjellë atmosferë artistike dhe muzikë që bashkon publikun përmes tingujve dhe kreativitetit.
Festivali mirëpriti një nga emrat më interesantë të xhazit bashkëkohor italian, Eleonora Strino Trio, në koncertin hapës në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Edicioni i katërt i festivalit i kushtohet kreativitetit, talentit dhe kontributit të grave në muzikën xhaz, një zhanër që tradicionalisht është dominuar nga burrat.






















