12:50 / 26.11.2026
“Prerja” e Mark Ravenhill vjen premierë më 1 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës
K. K. / RTKlive
Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë më 1 dhjetor 2026 premierën e shfaqjes “Prerja”, me tekst të dramaturgut britanik Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës.
Në këtë produksion teatror interpretojnë aktorët Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.
Për realizimin skenik janë angazhuar një ekip profesionistësh, me Bekim Korçën në skenografi, Alma Krasniqin në kostumografi dhe Rona Castriotin si kompozitore. Asistente e regjisë është Xheraldina Krasniqi, përkthimin e ka realizuar Lekë Berisha, ndërsa ispicientja është Nazmije Krasniqi.






















