Vitía pastron rrugët nga bora në disa fshatra dhe në qytet
BKT
Kosovë

Vitía pastron rrugët nga bora në disa fshatra dhe në qytet

V. Th. / RTKLive

Komuna e Vitisë ka ndërmarrë aksion për pastrimin e rrugëve nga bora, pas reshjeve të fundit.

Sipas njoftimit të komunës, intervenimi është realizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, përmes kompanisë së kontraktuar, nga ora 05:00 deri në 13:30.

Pastrimi ka përfshirë fshatrat Beguncë, Lubishtë, Debelldeh, Buzovik, Kolisht, Shushtë, Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Ulët, si dhe rrugën Viti–Pozharan.

Po ashtu, janë pastruar të gjitha rrugët në qytetin e Vitisë, përfshirë edhe hapësirën pranë Ambulancës.


MË SHUME NGA Kosovë