08:45 / 18.04.2019
MKRS do të financojë Qendrën Rinore në Deçan
RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të financojë ndërtimin e Qendrës Rinore në Deçan. Për këtë arsye, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, do të qëndrojë në këtë komunë ku do të nënshkruajë edhe memorandumin e bashkëpunimit për këtë projekt.Gashi do të pritet nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në ora 14:00.
Pas aktit të nënshkrimit, të dy do të vizitojnë edhe palestrën sportive dhe stadiumin e qytetit.























