Promovohet bashkëpunimi i kuvendeve komunale të Ferizajt e Kaçanikut
Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta mes komunave, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut Kemajl Murseli, priti në takim Kryesuesen e Kuvendit të Ferizajt Kristina Gashi Bytyçi. Në takim prezantoi edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Festim Neziraj .
Në këtë takim u shkëmbyen përvojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen kuvendet komunale, ndërsa me theks të veçantë u diskutuan udhëzimet e reja administrative që ndërlidhen direkt me punën e kuvendeve komunale. Kryesuesi Murseli falenderoi mysafirët nga Komuna e Ferizajt për vizitën e realizuar në Komunën e Kaçanikut, ndërsa uroi që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe me komunat e tjera të regjionit, me qëllim të ndarjes së përvojave të mira dhe sfidave të kuvendeve komunale.























