Fosili i "luanit gjigant" zbulohet në sirtarin e muzeut në Kenia
BKT
   Kuriozitete

Fosili i "luanit gjigant" zbulohet në sirtarin e muzeut në Kenia

Një specie e re e gjitarëve gjigantë është identifikuar pasi hulumtuesit hetuar eshtrat e një luani të mbajtura për dekada në një muzeu në Kenia.

Specia, e quajtur "Simbakubwa kutokaafrika", që do të thotë "luani i madh afrikan", jetoi Afrikën lindore rreth 20 milionë vjet më parë.

Krijesa e madhe ishte pjesë e një grupi tashmë të zhdukur të gjitarëve të quajtur hyaenodonts.

Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me specien.

Hyaenodonts, të quajtur kështu për shkak se dhëmbët i ngjajnë atyre të një hiene moderne, ishin mishngrënës mbizotërues më shumë se 20 milionë vjet më parë, raporton National Geographic.

Por nuk kanë lidhje me hienat.

"Bazuar në dhëmbët e mëdhenj Simbakubwa ishte më i madh se një luan i ditëve të sotme dhe ndoshta më i madh se një ari polar", tha studiuesi Mattheë Borths nga agjencia e lajmeve AFP.

Në vitin 2013, ai po bënte kërkime në Muzeun Kombëtar të Nairobit, kur kërkoi të shqyrtonte përmbajtjen e një koleksioni me titull "hienat".

Dhëmbët e krijesës, kockat dhe nofullat ishin vënë në Muze në një sirtar pasi u gjetën gjatë gërmimeve në Kenian perëndimore në fund të viteve 1970.

Borths, së bashku me studiuesin, Nancy Stevens filluan të analizonin ekzemplarët e pazakontë në vitin 2017.