Mbetjet njerëzore të zbuluara në Portugali datojnë 8000 vjet më parë
   Kuriozitete

Mbetjet njerëzore të zbuluara në Portugali datojnë 8000 vjet më parë

Mbetjet njerëzore të zbuluara në Portugali datojnë 8000 vjet më parë dhe mund të ofrojnë provat më të hershme të mumifikimit, thotë një studim i ri.

Studiuesit kanë studiuar fotografi të mbetjeve skeletore të 13 individëve njerëzorë të gërmuar në fillim të viteve 1960 në Luginën Sado, Portugali.

Ata ishin në gjendje të rindërtonin pozicionet në të cilat ishin varrosur trupat, duke ofruar ‘një mundësi unike’ për të mësuar më shumë rreth ritualeve mortore 8000-vjeçare.

Analiza tregoi se disa trupa ishin varrosur në pozicione të përkulura, kompakte, me këmbët e përkulura në gjunjë dhe të vendosura përpara gjoksit.

Disa trupa mund të jenë mumifikuar para varrimit, ndoshta për arsye ‘të lidhura me kurimin dhe transportin e tyre’, zbulojnë ekspertët, përcjell Klankosova.tv

Deri më tani, mumiet Chinchorro të Kilit verior, që datojnë 7000 vjet më parë, janë më të vjetrat në botë që janë ruajtur me qëllim nga njerëzit.

Ndërkohë, egjiptianët e lashtë po balsamosnin mumiet deri në 5700 vjet më parë, sipas një studimi të mëparshëm.

Ky hulumtim i ri tregon se praktikat më të hershme të njohura të mumifikimit ishin në Luginën e Sados. Me fjalë të tjera, trupat e Luginës Sado mendohet të jenë trupat e parë njerëzorë të njohur që janë mumifikuar.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa