Misioni kinez në hënë, fluturakja ulet me sukses
Luan Qorraj/RTKlive
Kina ka bërë të ditur se fluturakja "Chang`e 6" ka arritur me sukses të ulet në anën e errët të Hënës, për të kryer kërkime në pjesën më të panjohur të satelitit të vetëm të tokës.
Agjencia Kineze për Kërkime në Hapësirë ka bërë të ditur se me sukses ka arritur që të lëshojë fluturaken ‘Chang'e 6’ në anën e errët të Hënës. Kjo shihet si arritje e madhe për programin hapësinor kinez pasi që deri me tani, shumë pak misione kanë arritur të aterojnë në anën e hënës e cila nuk shihet nga planeti jonë.
Misioni kinez ka për qëllim mbledhjen e mostrave nga kjo pjesë e hënës si dhe të tentojë të nxjerrë prova nga një krater gjigant në afërsinë e polit jugor të hënës.
Shumë shkencëtarë besojnë që brenda këtij krateri mund të ketë sasi të mëdha të akullit, gjë që do të ndihmon shumë në krijimin a bazave të ardhshme hënore si dhe në eksplorimin e mëtejmë të sistemit tonë solar.























