Fotoja origjinale e misionit “Apollo” shitet për 7700 Dollarë në ankand
   Kuriozitete

Fotoja origjinale e misionit “Apollo” shitet për 7700 Dollarë në ankand

Një seri fotografish origjinale të NASA-s nga misionet Apollo u shitën për një total prej 171,831 Dollarësh në një ankand në Kopenhagen.

74 fotografitë nga misionet “Apollo 8-17” përfshinin atë të famshmen e ecjes në hënë të Buzz Aldrin gjatë uljes së parë në Hënë të drejtuar me njerëz në Korrik 1969, e cila u shit për 7700 Dollarë.

Fotografia e Buzz Aldrin me kostum të plotë astronauti dhe Neil Armstrong, i cili e bëri fotografinë dhe mund të shihet në reflektimin në maskën e Aldrin, e paraqitur në kopertinën e revistave “National Geographic” dhe “Life” në 1969.

Fotografia e parë me ngjyra e ngritjes së parë nga Toka, e dëshmuar ndonjëherë nga qeniet njerëzore, e realizuar gjatë misionit “Apollo 8” në 1968, u shit me çmimin më të lartë prej 88,400 Korona.

Fotografitë origjinale të cilësisë së mirë të NASA-s u publikuan në numër të kufizuar për studime shkencore dhe botim në revista ndërkombëtare. Shtëpia e ankandeve tha se shitësi ishte një i huaj me lidhje me Danimarkën, por nuk zbuloi identitetin as të shitësit, as të blerësve. Fotografitë u vlerësuan midis 1.3 milionë dhe 1.82 milionë Korona.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa