Çelin ‘kurorat perandorake’ në provincën Sirnak në Turqi
BKT
   Kuriozitete

Çelin ‘kurorat perandorake’ në provincën Sirnak në Turqi

Bardhyl Bajrami/RTK

Tulipanët e çmuar të kthyer teposhtë, të njohur me emrin latin ‘fritillaria imperialis’ apo si kurora perandorake kanë çelur në Anadollinë Lindore, në Provincën Sirnak në Turqi.

Këta tulipanë nga qytetarët vendas quhen edhe si ‘nusja që qan’ për shkak se tradicionalisht përfaqësojnë nuset e ndara nga të dashurit e tyre. Gjithashtu këta tulipanë lidhen edhe me lotët e Virgjëreshës Mari dhe kryqëzimin e Jezusit.

Me ardhjen e pranverës, tulipanët ngjyrë portokalli, të kuq dhe të verdhë lulëzojnë në zonat e larta shkëmbore. Jetëgjatësia e tyre është më së shumti 20 ditë. Pasi të çelin, lulet janë të mrekullueshme brenda kësaj periudhe dhe më pas fillojnë të vyshken.