VIDEO-Ikja nga Kosova nga shumë faktorë
Në muajt e fundit shumë kosovarë ia kanë mësyrë ambasadave të huaja, kryesisht asaj gjermane për të marrë viza punë.
Nga kjo dukuri janë prekur pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.
Njëra ndër komunat që është prekur është ajo e Ferizajt. Për të diskutuar për këtë temë në “Studio e Hapur” në RTK3, të ftuar ishin Mustafë Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Ferizaj dhe Burim Karameta nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ferizaj Mustafë Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Ferizaj, tha se ikja e të rinjve nga Kosova është shqetësuese, por në Ferizaj është i vogël numri i atyre që po ikin.
“Një pjesë e të rinjve në komunën tonë, dëshirojnë të ikin, të lëvizin nga komuna për të gjetur një zgjidhje më të mirë, kemi informata që ata po lëvizin apo kanë dëshirë të shkojnë në Kroaci”, tha ai sot në “Studio e Hapur” në RTK3. Sipas tij nuk është trend shqetësues në këtë komunë.,
Kurse Burim Karameta nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nga Dega në Ferizaj, tha se është brengosëse ikja e të rinjve.
“Para lufte ka qenë egzodi, qëllim i atyre që i kanë ikur para lufte kanë pasur mbajtjen e familjes. Kjo po na përcjellë edhe sot”, tha ai sot në “Studio e Hapur” në RTK3. Sipas tij emigrim i ndodh për shumë shkaqe.
“Ka disa faktorë që i bëjnë të rinjtë të ikin, për punë të mirë, apo për pasiguri”, tha ai.























