Skënderaj shënon Ditën e Tokës
Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, që mbahet më 22 prill, komuna e Skenderajt sot zhvilloi një aktivitete për pastrimin e qytetit.
Fillimisht është bërë mbjellja e luleve dhe druve dekorativ në qytet, janë mbjellë lule në çerdhen “Nëna Zahide”, pastaj është bërë pastrimi i sheshit "Adem Jashari".
Kryetari i komunës, Bekim Jashari i cili mori pjesë në këtë aksion së bashku me stafin e komunës, ka kërkuar që të ketë vetëdijësim nga qytetarët për mos të hedhur mbeturina vend e pa vend.
“Sot ne filluam te çerdhja e fëmijëve që mban emrin e nënës së komandatit Adem Jashari në cerdhen ‘Nëna Zahide’, me mbjelljen e luleve dhe disa pemëve dhe vazhduam këtu në sheshin ‘Adem Jashari’ me pastrimin e ambientit. Ky aksion nuk do të ndalet është vetëm fillimi për nderë të tokës dhe për të mirën tonë që kemi një ambient të pasatër për të marrë frymë dhe ajrë të pastër. Dhe i bëjë apel të gjithë qytetarëve që mos të hudhin mbeturina vend e pa vend. Vitin e kaluar kemi eliminuar të gjitha deponitë ilegale, kurse sivjet kemi më shumë deponi ilegale, kështu që kjo është për keqardhje”, tha Jashari.
























