Kinë, dënim me burg për ushtarët e pensionuar të pakënaqur nga të ardhurat
Në krahinat kineze Jiangs dhe Shandong janë ngritur procese gjyqësore kundër 47 ushtarëve të pensionuar, të cilët vitin e kaluar organizuan protesta.
Gjykata në Kinë ka shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime me burg për 47 ushtarë të pensionuar, të cilët organizuan protesta me pretendimin se kanë të ardhura të ulëta.
Në krahinat kineze Jiangs dhe Shandong janë ngritur procese gjyqësore kundër 47 ushtarëve të pensionuar, të cilët vitin e kaluar organizuan protesta për të shprehur pakënaqësi për shkak të të ardhurave të pakta.
Ushtarët e pensionuar gjykatat i shpallën fajtorë për prishjen e rendit publik dhe paqes për shkak të interesave private, ndërsa për këtë u janë shqiptuar dënime edhe deri në gjashtë vite burg.
Partia Komuniste e Kinës në pushtet ka rregulla tejet rigoroze kur është fjala për tubimet publike në vend.
Ushtarët e pensionuar në Kinë konsiderojnë se kanë pensione shumë të ulëta dhe se mbështetja e shtetit është e dobët.























