18:35 / 19.04.2019
Totaj dhe Morgan Stanley, biseda për mardhëniet Prizren-Seattle
Pas zgjedhjes në krye të PDK-së, në Prizren, Shaqir Totaj në USA takon nivele të larta të biznesve për të bashkëpunuar me qytetin e Prizrenit.
Ai në një postim në rrjetin social 'facebook' tha se është biseduar lidhur me mundësinë e bashkpunimit mes Seattle dhe Prizrenit, në lëminë e biznesit inovativ.
"Gjatë takimit në “Klubin 601” me mikun tim Fortunato Vega, biznismen dhe keshilltar financiar te kompania MorganStanley, përveq tjerash biseduam edhe lidhur me mundësinë e bashkëpunimit mes qytetit Seattle dhe të Prizrenit në lëminë e biznesit inovativ", ka shkruar Totaj.























