Aliu: Ferizaj ka ambasadoren më të mirë, kulturën
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka theksuar se kënga dhe vallja shqipe jehoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë bashkëpunimit të ndërsjellë me emblemën e kulturës ferizajase, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”.
Postimi i Aliut në Facebook:
I nderuar sot të pres në zyrën time, një çift artistësh por edhe profesorësh të muzikës në Universitetin Montclair State University në Neë Jersey, SHBA, Merita Halili dhe Raif Hyseni shoqëruar edhe nga drejtuesi i AKV “Kastriotët”, profesor Astrit Mustafa.
Kënga dhe vallja shqipe jehoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë bashkëpunimit të ndërsjellë me emblemën e kulturës ferizajase, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”.
Ferizaj ka ambasadoren më të mirë, kulturën! Ndërveprimi ynë me patjetër do të ofroj rezultate që publiku pret t’i duartrokas.























