09:53 / 25.04.2019
Studentët bllokojnë Fakultetin e Arteve, kërkojnë kushte më të mira
Parlamenti Studentor së bashku me Këshilllin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot e kanë bllokuar hyrjen e Fakultetit të Arteve për të kundërshtuar bordin drejtues dhe menaxhmentin e UP-së.
Arsye për këtë nga Parlamenti Studentor thonë se është se nuk u morën seriozisht asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë fakultet, ku mungojnë shumë hapësirat adekuate, materialet dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.























