10:19 / 25.04.2019
Kompania “Pastrimi” nga sot nuk do të heq mbeturinat
Kompania e mbeturinave “Pastrimi”, njofton qytetarët se pas ditës së sotme kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit të mbeturinave”, thuhet në komunikatë.
Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi .























