Tenton të hapë derën e avionit në fluturim, bllokohet nga pasagjerët
Momente frike gjatë një fluturimi në EasyJet kur udhëtohej nga Londra në Pisa.
Një burrë 30 vjeçar tentoi të hapë derën e avionit pas një sulmi paniku çerek ore para uljes.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i pasagjerëve dhe personelit të cilët e kanë neutralizuar.
Avioni arriti të ulet në destinacion pa problem. Komandanti nuk e ka denoncuar, por emri i 30 vjeçarit është futur tanimë në listën e zezë të pasagjerëve të padëshiruar.
Gjestin e burrit të panikosur e ka vënë re një pasagjer, i cili ka nisur të bërtasë menjëherë duke kërkuar vëmendjen e të tjerëve, të cilët u hodhën mbi 30 vjeçarin duke e bllokuar në dysheme.
I vënë nën kontroll, burri nga Siena e Italisë është qetësuar falë ndërhyrjes së një mjeku që gjendej në avion.
Me t’u ulur avioni në Pisa, 30-vjeçari i është dorëzuar policisë.























