Dreshaj: Gjermania mike e përjetshme e Kosovës
BKT
Kosovë

Dreshaj: Gjermania mike e përjetshme e Kosovës

Gani Dreshaj ka dhënë arsye se pse Gjermania është shteti më mik i Kosovës. Deputeti i AAK-së ka përmendur kontributin e politikanëve gjermanë ndër vite ndërsa beson se Merkel do të jetë misionarja e paqes dhe marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Dreshaj ka lënë edhe një porosi për këshilltarët e presidentit ndërsa ka thënë se duhet të distancohen nga deklaratat e tyre ku nënçmojnë kontributin e madh të Gjermanisë.

“Gjermania meriton falënderimet tona. Nuk do të kishte Kosovë të lirë pa përkushtimin e përkrahjen e gjermanëve.

Në javën e ardhshme në Berlin mbahet një takim i shkëlqyer i liderëve kosovarë me përfaqësues të lartë evropianë, në mesin e tyre Merkel e Macron.

Janë “Fake Neës” ato që shkruajnë se takimi do të krijojë përqarje dhe ndarje të reja edhe me presidentin Trump.

Qëllimi është për të bashkuar forcat politike në vend dhe ata që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës. Një model të madh ndër vite e kishte edhe diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger me të cilin synonte bashkëekzistencën paqësore mes Kosovës e Serbisë në Bashkësinë Ndërkombëtare.

Një model i ngjashëm ishte ai kur RFJ dhe RDGJ kanë pranuar bashkëjetesë pa njohje ligjore. Në fund të një procesi të gjatë, është i domosdoshëm pajtimi mes dy shteteve dhe njohja. Këshilltarët e presidentit që mbështesin ndonjë gjë tjetër përveç kësaj, janë zjarrndezës dhe miq jo të mirë të vendit, por edhe të presidentit.

Ka nga ta që 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas pavarësisë tentojnë të mohojnë ndihmën e madhe të Gjermanisë për Kosovën, shtetit që e kemi partnerin më të fuqishëm diplomatik në botë. Nuk bën assesi të hiqen edhe meritat e aleatëve të tjerë të Kosovës, por roli i Gjermanisë ka qenë kyç.

Kujtojmë misionin diplomatik të zotit Ischinger, vendimet politike nën kancelarin Schröder, punën e madhe të ish ministrit të jashtëm Fischer dhe misionin e madh të ministrit Sharping në Ballkan që ndaloi një katastrofë humanitare.

Duhet përkujtuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të ish-Sekretarit të Mbrojtjes, Friedbert Pflüger që ka bërë që marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Gjermani të jenë mjaft të mira. Pa angazhimin e të gjithë ushtarëve gjermanë në vendin tonë, ne nuk do mund të jetonim në liri e paqe.  Jam i sigurt se me ndihmën e zonjës Merkel dhe Qeverisë Federale, pajtimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Me respekt dhe përkulje për Gjermaninë, Gani Dreshaj” ka thënë Gani Dreshaj.


MË SHUME NGA Kosovë