Azemi: Shpend Ahmeti më shumë po bën marketing politik
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se kryetari komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti problemet e kryeqytetit i ka vendosur në rend të dytë dhe më shumë po bënë marketing politik.
Ai paralajmëroi grevë në momentin kur do të jetë tejet e nevojshme prania e punëtorëve nëpër shkolla e institucione shëndetësore.
“Ky ka nisur tepër me u marrë me politikë dhe gjërat elementare për të cilat mund t’i kushtojnë fatkeqësisht Prishtinës më duket si i ka vendosur në rend të dytë, tash e pash një peticion për pagën minimale dhe më duket se më shumë është një marketing politik...Më së pari duhet shtëpinë e vetë ta pastroj, të kryej obligimet ndaj këtyre punëtorëve, pastaj të kërkoj diçka tjetër”, tha Azemi.
Kujtojmë që punëtorët teknikë të shkollave dhe qendra mjekësore të Komunës së Prishtinës para objektit të komunës javës që shkoi dhe po ashtu pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur edhe përmes grevave një ditore.























